MISIONI

UBT ka për mision edukimin profesional dhe kërkimin shkencor në fushat: prodhim bimor, prodhim shtazor; hortikulturë; mbrojtje bimësh; akuakulturë dhe peshkimi; agromjedis  & mbrojtjen e tij; ekonomi agrare; politikat bujqësorezhvillimi i interguar ruralmenaxhimi i ndërmarrjeve; marketingfinancë & kontabilitetiagroturizëm, bioteknologji dhe ushqimindustrinë e pijeve; mbarështimin e pyjeve; industrinë drurit; mjekësinë veterinare & shëndetin publik etjMisioni i UBT lidhet me formimin bujqësor në drejtim të zhvillimit të bujqësisë moderne dhe garantimit të ushqimit të shëndetshëm dhe cilësor. Arritja e këtij objektivi madhor fokusohet në prodhimin e nëvojshëm dhe shpërndarjen e produkteve bujqësore e blegtorale, cilësinë e lartë të produkteve, menaxhimin e kujdesshëm të tokës, ujit, ajrit dhe përdorimin e harmonizuar të funksioneve të hapësirës së blertë dhe të kaltër.

VISIONI

Vizioni: UBT synon të bëhet qëndra më ekselente, më e madhe e edukimit universitar, pasuniversitar, kërkimit dhe trajnimit për përgatitjen profesionale të specialistëve të fushës së bujqësisë, të ushqimit dhe të mjedisit, veçanërisht për prodhimin bimor, prodhimin shtazor; hortikulturë; mbrojtjen bimësh; akuakulturën dhe peshkimin; agromjedisin & mbrojtjen e tij; ekonominë agrare; politikat bujqësorezhvillimiinë integruar ruralmenaxhimin e ndërmarrjeve; marketingunfinancën & kontabilitetinagroturizmin, bioteknologjinë dhe ushqiminindustrinë e pijeve; mbarështimin e pyjeve; industrie drurit; mjeksi veterinare & shëndet publik, po mbi të gjitha, të qytetarë të përgjegjshëm në shërbim të shoqërisë.

Për më tepër, UBT do të shohë vehten në kuadrin e një perspektive të gjerë ndërkombëtare duke shpalosur individualitetin e vet në gjuhë dhe kulturë.