Dep. Matematikës dhe Informatikës – UBT

Prof. Ass. Dr. Majlinda BELEGU

Përgjegjëse e Departamentit të Matematikës dhe Informatikës

 

Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore, dega Matematikë (Universiteti i Tiranës) në vitin 1993. Po në të njëjtin vit nis punën si mësuese  matematike në shkollën e mesme të përgjithshme “Arben Broci”. Nga viti 2002 e në vazhdim kryen detyrën e pedagoges së matematikës në Universitetin Bujqësor  të Tiranës, Departamenti i Matematikës dhe Informatikës. Në vitin 1998-1999 ka kryer kursin e kualifikimit (pas universitar) 1 vjeçar në fushën e matematikës pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore.  Në vitin 2004 kryen Masterin në Ekonomi Agrare.  Merr titullin Doktor Shkencash në vitin 2008.  Dy vite më pas 2010, merr titullin Docent dhe në 2012 titullin Profesor i Asociuar.

Është zgjedhur anëtare e Këshillit të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit për 2 periudha 4 vjecare (2008-2016). Përgjatë kësaj kohe ka dhënë lëndët Matematikë, Matematikë Financiare dhe Matematikë Ekonomike në sistemin Bachelor; Matematikë e Zbatuar  (Metodat Numerike) në sistemin Master Shkencor dhe Analizë Sasiore e Aplikuar në shkollën e Doktoraturës.

Fokus i fushës së saj të studimit kanë qënë funksionet e prodhimit në bujqësi. Ka botuar 27 artikuj shkencorë, ku dominojnë ato jashtë vendit. Ka paraqitur mbi 37 punime kërkimore  në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Është autore e disa librave universitarë, cikël leksionesh universitare dhe pasuniversitare.

 

DEP._DIPLOMAT & PROFILET SIPAS CIKLEVE TE STUDIMIT

DEPARTAMENTI “MATEMATIKË INFORMATIKË”

GRUPI MËSIMOR KËRKIMOR I MATEMATIKËS

1.   Prof. Dr. Rexhep Saliko Çuko

2.   Prof. Dr. Parashqevi Naum Rrapo

3.   Prof. Assoc. Majlinda Naxhi Belegu

4.   Prof. Assoc. Marjana Qirjako Nikolla

5.   PhD.  Silvana Musa Mustafaj

6.   PhD. Arben Niazi Bocari

7.   MSc. Saimir Kahreman Hoxha

8.   MSc. Elfrida Dishmema

 

GRUPI MËSIMOR KËRKIMOR I INFORMATIKËS

 

1.      PhD. Jona Ilirian Mulliri

2.      Doc. Brunilda Aristidh Gjini

3.      MSc. Amelina Novruz Ahmeti

4.      MSc. Eneida Topulli

5.      PhD. Blerina Zanaj

6.      MSc. Blerta Moçka

7.      MSc. Irida GJERMENI

 

FUSHAT PRIORITARE TE KËRKIMIT

Konsideruar perberjen e GMK, kërkimi shkencor ne departament përbën një drejtim të rëndësishëm të veprimtarisë së stafit akademik në. Theksojmë se kërkimi shkencor eshte i fokusuar në fushat prioritare të kërkimit si më poshtë:

·         Sistemi i menaxhimit të të dhënave në fushën e bujqësisë dhe ekonomisë

·         Modelimet e zgjidhjes se problemeve statistikore përmes programeve kompjuterike.

·         Modelime matematike në fushën e bujqësisë, ndërtimi dhe analiza e tyre

·         Trajtime matematike të optimizimit dhe zbatime të tyre në ekonomi.

 

Diploma  në“Informatike Biznesi”:

Studenteve te diplomuar ne departamentin tone ju ofrohen nje sere aftesise dhe kompetencash profesionale. Me konkretisht sipas fushave te diplomimit:

  • Njohje & përdorim të metodave sasiore të studimit & kërkimit.
  • Aftësi programuese.
  • Aftësi implementuese të programeve në sipermarrjet e biznesit.
  • Planifikim dhe optimizim i planeve të veprimtarisë prodhuese.
  • Administrimi i ndërmarrjeve.
  • Menaxhim i burimeve prodhuese.
  • Optimizimin e përdorimit të faktorëve të prodhimit.
  • Hartim projektesh, implementim & menaxhim i tyre.
  • Analizë menaxhim rrisku etj.

 

 

FEA_ALTERNATIVAT TË PUNËSIMIT TË STUDENTËVE

 

Llojshmëria e diplomave që ofron FEA, si dhe kërkesat specifike të tregut të punës krijojnë mundësi që të diplomuarit në këtë Fakultet, ndër teë tjera, mund të punojnë (por nuk kufizohen) në:

  • Në Ministri & Institucione të tjera Qendrore.
  • Në Institucionet Kërkimore Shkencore.
  • Në Sistemin Bankar.
  • Në Sistemin e Tatim –Taksave.
  • Në Sektorin e Financë-Kontabilitet të sipërmarrjeve Private.
  • Në Institucione të tjera Financiare.
  • Në Agjencitë e Zhvillimit Rural.
  • Në Drejtoritë e Bujqësisë në Qarqe.
  • Në Shërbimin Statistikor.
  • Në Ferma & Shoqatat e Fermerëve.
  • Në të gjitha nivelet e Pushtetit Lokal.
  • Në Arsim (të gjitha nivelet).
  • Në ndërmarrjet e prodhimit & shpërndarjes së outputeve.
  • Në ndërmarrjet e prodhimit & shpërndarjes së inputeve.
  • Në ndërmarrjet e përpunimit të ushqimeve për blegtorinë.
  • Në industritë e përpunimit të produkteve me origjinë bimore & shtazore.
  • Në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.
  • Në Shërbim Këshillimor (të gjitha nivelet).
  • Në Administratat e Komunave, Qarqeve & Prefekturave.
  • Në Ndërmarrje & Subjekte Private etj.

Lajmerime

Projekte