Dep. i Menaxhimit të Turizmit Rural – UBT

Prof. As. Edmond KADIU

Përgjegjës i Departamentit të Manaxhimit të Turizmit Rural.

Është diplomuar për Ekonomi dhe Politika Agrare në Universitetin Bujqësor të Tiranës) në vitin 2004. Pas tre vjetësh, si përfaqësues i kompanive të ndryshme, e në sistemin bankar ai kthehet përsëri në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit si pedagog. Studimet Master  dhe Doktoraturë i ka kryer nga viti 2004 deri në vitin 2010 në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Ai mban titullin “Profesor i Asociuar”, që nga viti 2013.

Ka mbajtur funksione akademike si: Përgjegjës i Grupit Mësimor Kërkimor të Manaxhimit të Turizmit në Departamentin e Manaxhimit të Turizmit Rural nga 2012-2016. Nga Prilli i vitit 2016 është Përgjegjës i Departamentit të Manaxhimit të Turizmit Rural.

Që prej 13 vjetësh boshti i kërkimit të tij ka qenë studimi i ekonomisë së turizmit, turizmit rural e agroturizmit si dhe i manaxhimit të ndërmarrjeve turistike e agroturistike. Ai ka botuar 17 artikuj, gjysma e tyre në revista të njohura ndërkombëtarisht. Ka marrë pjesë e paraqitur punime kërkimore në më shumë se 25 konferenca rajonale dhe ndërkombëtare si dhe ka konsultuar e trajnuar biznese në çështjet e manaxhimit, marketingut e të turizmit. Ka ofruar ekspertizë në 2 projekt ndërkombëtar, rajonal dhe kombëtare. Si një lektor, jep mësim në modulet: Ekonomi Turizmi (bachelor), Manaxhim Turizmi (bachelor).

DEP._DIPLOMAT & PROFILET SIPAS CIKLEVE TE STUDIMIT

DEPARTAMENTI “MENAXHIMI I TURIZMIT RURAL”

GRUPI MËSIMOR KËRKIMOR I MENAXHIMIT I TURIZMIT

1.   Prof. Assoc. Edmond  Kadiu

2.   Prof. Dr. Bardhyl  Çeku

3.   Prof. Assoc. Xhevaire  Dulja

4.   MSc. Shpresim  Domi

 

GRUPI MËSIMOR KËRKIMOR I SOCIOLOGJISË DHE KOMUNIKIMIT

1.   Prof. Dr. Agim  Muçaj

2.   Prof. Dr.  Diana  Shehu

3.   Dr. Anila Sulaj

4.   MSc. Denis  Çela

 

FUSHAT PRIORITARE TE KËRKIMIT

 

Konsideruar perberjen e GMK, kërkimi shkencor ne departament përbën një drejtim të rëndësishëm të veprimtarisë së stafit akademik në. Theksojmë se kërkimi shkencor eshte i fokusuar në fushat prioritare të kërkimit si më poshtë:

  • Strategjitë dhe politikat e zhvillimit te turizmit rural
  • Drejtimi i turizmit, ndërmarrjeve te turizmit dhe turizmit rural.
  • Analizimi i ekonomisë se turizmit dhe i praktikave me te mira te zhvillimit ekonomik rajonal
  • Analizimi i politikave te turizmit, përcaktimi i intsrumentave te tyre ne menaxhimin e turizmit.

 

Kompetencash profesionale

Studenteve te diplomuar ne departamentin tone ju ofrohen nje sere aftesish dhe kompetencash profesionale. Me konkretisht sipas fushave te diplomimit:

 

  • Menaxhim /drejtim i sipërmarrjeve turistike.
  • Vlerësimi ekonomik i ndërmarrjeve turistike e të turizmit rural.
  • Marketing i shërbimeve të turizmit e i ndërmarrjeve turistike.
  • Administrim i sipërmarrjeve/bizneseve turistike.
  • Hartim i politikave & strategjive të zhvillimit të turizmit rural.
  • Zhvillim i turizmit rural të integruar.
  • Analizë e sjelljes së konsumatorit turistik.
  • Menaxhim i burimeve prodhuese te ndërmarrjeve turistike dhe agroturistike.
  • Analizë dhe monitorim i zhvillimit të tregjeve turistike si dhe të komponentëve të saj, etj.

 

 

Duke marrë në konsideratë  formimin teorik të studentëve në bazë të programeve që zhvillohen në departamentin e Menaxhimit të Turizmit Rural, studenti duhet të njohë dhe të përqëndrohet në drejtimet e mëposhtme:

  1. Menaxhimin dhe drejtimin e sipërmarrjeve turistike
  2. Cila është problematika e marketingut të turizmit
  3. Administrimi sipermarrjeve dhe bisneseve turistike
  4. Cila është politika e burimeve njerzore që ndjek sipërmarrja
  5. Cfarë politikash dhe strategjish kanë përcaktuar sipërmarrjet/bisneset turistike
  6. Si i analizojnë ato rezultatet dhe pritshmëritë në punën e tyre?
  7. Si mund të zhvillohet turizmi rural i integruar
  8. Të analizojë sjelljen konsumatore të individëve dhe grup individëve në varësi të moshës, profesionit, vendit, etj.
  9. Si menaxhohen burimet prodhuese
  10. Të analizojë dhe monitorojë zhvillimin e tregjeve turistikë
  11. Analizë faktoriale (ekonomike, sociale, kulturore, etj) e e rezultateve dhe mangësive që vërehen

Lajmerime

Projekte