Dep. i Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural – UBT

Dep. i Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural

 

Prof.Dr Natasha HODAJ

Përgjegjëse e Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural

Është diplomuar për Ekonomi Agrare në Institutin e Lartë të Bujqësisë (sot Universiteti Bujqësor i Tiranës) në vitin 1978.

Pas pesë vitesh, si ekonomiste dhe drejtuese në bujqësi, ajo kthehet përsëri në institut si pedagoge. Në vitet 2000-2005 ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror. Në vitin 1993 ka marrë gradën shkencore doktor i shkencave në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në vitin 1999 mbron titullin “Profesor i Asociuar”. Ajo mban titullin “Profesor”, që nga viti 2007.

Ka mbajtur funksione akademike si: Kryetare e Këshillit të Administrimit nga 2008-2016, Përgjegjëse e Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave Agrare në vitet 1997-2000, anëtare e Këshillit të Fakultetit.

Që prej 30 vjetësh boshti i kërkimit të saj ka qenë studimi i marrëdhënieve ndërmjet aktiviteteve humane dhe cilësisë së mjedisit, veçanërisht të ndikimit social-ekonomik, gjenerimit të të ardhurave alternative dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Ajo ka botuar 50 artikuj, në revista të njohura ndërkombëtarisht. Ka qënë organizatore e disa konferencave ndërkombëtare, ka paraqitur punime kërkimore në më shumë se 20 konferenca rajonale dhe ndërkombëtare si dhe ka konsultuar organizatat dhe institucionet në çështjet sociale-ekonomike dhe zhvillimit të qëndrushëm. Ka drejtuar dhe ka ofruar ekspertizë në më shumë se 15 projekt ndërkombëtare.

Prof. Dr Natasha Hodaj është përgjegjëse e moduleve : Ekonomia dhe Politikat e Ambientit(Master Shkencor), Ekonomia e Burimeve Natyrore dhe Ambienti(Bachelor), Planifikim Hapsinor (Master Profesional).

Fushat prioritare të kërkimit në Departamentin Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural

 

1.      Analiza ekonomike dhe vlerësimi i impaktit të politikave publike me fokus të vecantë në politikat e zhvillimit bujqësor dhe rural

2.      Analiza dhe vlerësimi i faktorëve të rritjes së prodhimit bujqësor

3.      Hartimi dhe propozimi i politikave tëzhvillimit bujqësor dhe rural

4.      Vlerësimi i efekteve qënuk kalojnënga tregu

5.      Vlerësimi i efektivitetit ekonomik dhe konkurrueshmërisë së sistemeve dhe teknologjive bujqësore

6.      Analiza e filierës agroushqimore

7.      Tëdrejtat mbi burimet lokale, reformat e tyre dhe aksesi sipas ndasive gjinore

8.      Zhvillimi territorial, ekonomia e territorit dhe produktet e tij

9.      Prognozimi ekonomik

10.  Tregtia ndërkombëtare dhe integrimi i tregjeve bujqësore

11.  Probleme të zhvillimit të bashkerenduar të prodhimit dhe infrastrukturave në bujqësi.

12.  Vlerësimi i efektivitetit të përdorimit të burimeve natyrore dhe të ambjentit

13.  Identifikimi dhe vlerësimi i problemeve social-ekonomike tëgrupeve vunerabël tëshoqërisë

14.  Probleme tëplanifikimit hapësinor

15.  Diagnostikimi dhe analiza e potencialeve tëzhvillimit tëkomuniteteve rurale.

16.  Pengesat dhe politikat e promovimit tëeksporteve tëprodukteve bujqësore

17.  Probleme tëzhvillimit tëtregut tëprodukteve bujqësore

18.  Segmentimi i tregut tëprodukteve bujqësore dhe vlerësimi i impaktit tëpolitikave të ndryshme tëmarketingut

19.  Tregu i tokës, probleme dhe politika tëzhvillimit tëtij

20.  Siguria ushqimore dhe modelet e konsumit ushqimor

21.  Probleme të politikës monetare dhe fiskale

Studenteve te diplomuar ne departamentin tone ju ofrohen nje sere aftesise dhe kompetencash profesionale. Me konkretisht sipas fushave te diplomimit:

 

 

Diploma në“Ek. & Politikat e Zhvillimit Rural”:

  • Hartim i strategjive & politikave të zhvillimit bujqësor.
  • Hartim i strategjive & politikave të zhvillimit rural.
  • Analiza ekonomike & vlerësim të impakteve të politikave të zhvillimit bujqësor & rural.
  • Analiza & vlerësim i faktorëve të rritjes së prodhimit bujqësor.
  • Vlerësim i efektivitetit të përdorimit të burimeve natyrore.
  • Vlerësim i efektivitetit ekonomik të konkurueshmërisë së sistemeve të teknollogjive bujqësore.
  • Vlerësim i efektivitetit ekonomik të teknollogjive bujqësore.
  • Diagnostikimin & analizë e potencialeve të zhvillimitekonomik
  • Analizë & monitorim i zhvillimit të tregjeve bujqësore.
  • Analizë e sjelljes konsumatore.
  • Analizë dhe vlerësimin e efekteve të politikave monetare dhe fiskale në hapsirën rurale etj.

 

Diploma në“Ekonomiks i Aplikuar”:

  • Ekonomiksi në përgjithësi
  • Ekonomiksi agrar.
  • Menaxhim i burimeve prodhuese.
  • Kërkim tregu.
  • Vlerësim asetesh.
  • Vlerësim projektesh & programesh zhvillimi.

 

ALTERNATIVAT TË PUNËSIMIT TË STUDENTËVE

 

Llojshmëria e diplomave që ofron FEA, si dhe kërkesat specifike të tregut të punës krijojnë mundësi që të diplomuarit në këtë Fakultet, ndër të tjera, mund të punojnë (por nuk kufizohen) në:

 

  • Në Ministri & Institucione të tjera Qendrore.
  • Në Institucionet Kërkimore Shkencore.
  • Në Sistemin Bankar.
  • Në Sistemin e Tatim –Taksave.
  • Në Sektorin e Financë-Kontabilitet të sipërmarrjeve Private.
  • Në Institucione të tjera Financiare.
  • Në Agjencitë e Zhvillimit Rural.
  • Në Drejtoritë e Bujqësisë në Qarqe.
  • Në Shërbimin Statistikor.
  • Në Ferma & Shoqatat e Fermerëve.
  • Në të gjitha nivelet e Pushtetit Lokal.

·         Në Arsim (të gjitha nivelet).

  • Në ndërmarrjet e prodhimit & shpërndarjes së outputeve.
  • Në ndërmarrjet e prodhimit & shpërndarjes së inputeve.
  • Në ndërmarrjet e përpunimit të ushqimeve për blegtorinë.
  • Në industritë e përpunimit të produkteve me origjinë bimore & shtazore.
  • Në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.
  • Në Shërbim Këshillimor (të gjitha nivelet).
  • Në Administratat e Komunave, Qarqeve & Prefekturave.
  • Në Ndërmarrje & Subjekte Private etj.

Lajmerime

Projekte