Dep. i Drejtimit të Agrobiznesit – UBT

 Prof. Asoc Dr. Ilir KAPAJ

Shef Departamenti

Ilir KAPAJ ka lindur në Fier në vitin 1975.

Në Shtator të vitit 2001 ka përfunduar studimet e larta pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fakultetin e Bujqësisë, Departamentin e Drejtimit të Agrobiznesit.

Në Shtator të vitit 2004 ka përfunduar studimet master në “Shkenca të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Menaxhimit të Burimeve Natyrore ne Tropik dhe Subtropik, Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti Hohenheim, Shtutgart, Gjermani.

Në vitin 2011 ka marrë gradën shkencore DOKTOR në Ekonomiks Bujqësor nw Universitetin e Hohenheim-it Stuttgart/ Gjermani. Fokusi i punimit tw doktoraturws ka të bëjë me sistemet ndërkombëtarisht të njohura të menaxhimit të cilësisë dhe rëndësia e aplikimit të këtyre sistemeve nga industria agropërpunuese në Shqipëri, si një faktor i rëndësishëm për të siguruar cilësinë dhe për të qënë konkurues në tregjet rajonale dhe ato Europiane. Që nga Maji i 2015 mban titullin “Profesor i Asociuar” marrë në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Që prej vitit 2001 është pedagog në Departamentin e Drejtimit të Agrobiznesit si përgjegjës për modulet Ekonomiksi Menaxherial dhe Menaxhimi i Cilësisë. Në periudhën  2012-2016 ka mbajtur postin e Zv.Dekanit dhe ka qënë përgjegjës për programin e Doktoraturës pranë FEA-s. Që nga muaji Prill 2016 ai është zgjedhur përgjegjës i departamentit “Drejtim Agrobiznesi”. Ka botuar 20 artikuj shkencorë, dhe ka marrë pjesë në 28 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka qënë dhe është i përfshirë në më shumë se 12 projekte kombëtare dhe ndërkombëtare ku në më shumë se gjysmën e tyre ka qënë kordinator projekti. Fushat e interesit janë Menaxhim Agrobiznesi, Ekonomiksi Menaxherial, Menaxhimi i Fermave si dhe Menaxhimi i Cilësisë dhe Siguria Ushqimore.

 

Projektet:

 

From February 2016 and on (ongoing), Project coordinator: Erasmus+ Programme, Key Action 1, Mobility for learners and staff – Higher Education Student and Staff Mobility; WARSAW UNIVERSITY OF LIFE SCIENCES (SGGW) – Agricultural University of Tirana.

 

August 2014 to December 2016 (ongoing), Project coordinator:  “Chestnuts and Honey Chestnut VC (Value Chain) In Albania and Building of Quality Labels in the Framework of the Project Biodiversity Conservation – Sustainable Rural Development in Balkan Areas” Mountainous Areas Development Agency (MADA)/CIHEAM Bio-diversity project and ISETN – Institute for Economic Studies and Knowledge Transfer. Tirana/Albania

 

August 2013 to March 2014: JRC/SVQ/2013/J.4/0006/NC, Principal Investigator: “The impact of policy instruments on the farming systems in Albania”. EUROPEAN COMMISSION JOINT RESEARCH CENTRE; Institute for Prospective Technological Studies:  Seville/Spain

 

April 2013 to September 2015: External expert for the project Adriatic IPA “WELLFOOD – Promoting Food Innovation for Wellness in the Adriatic”; Second call for ordinary project proposals (October 2012-September 2015), 2°ord/0083/0.

 

December 2012 to June 2016, Project coordinator: Adriatic IPA Coordinator of ADRIA FOOTOURING-ADRIAtic FOOd and TOURism: INnovatinG Smes, Second call for ordinary project proposals (October 2012-June 2016), code: 2°ord./0090/6.

 

2008-2012: Albania/Hawaii Higher Education and Economic Development Project, in collaboration with University of Hawaii; Team Member: Short description: Strengthening the Faculty of Economy and Agribusinesses capacity to provide quality graduate education and to build capacity for effective training, research, consulting and advising to the Ministry of Agriculture, and other stakeholders.

 

January 2011- October 2011; Project coordinator: “Organizimi dhe Funksionimi i Insitutit të Kërkimeve Ekonomike dhe Transferimit të Njohurive (ISETNJ) pranë FEA-s” financed by Excellence program (Ministry of Education)

 

January 2011- October 2011; Team Member: “Zhvillimi i turizmit përmes promovimit të vlerave më të mira të zonës”, Project financed by Agency for Social Society Support, Albania

 

2010 USAID Main investigator, Identifying Factors that Influence Implementation of QMS (Quality Management Systems) in Meat Processing Industry in Albania. Short description: Investigation and quantification of the levels of the implementation of the QMS in Albania especially in the meat processing industry.

 

2009 FAO, Principal Investigator: Value chain analysis and project preparation. Short description: Value chain analysis and project preparation for a sericulture sector revival in Albania.

 

2008 PHARE – ACE Program; Principal Investigator. A cooperation project, between the Agricultural University of Tirana, and the Macedonia University of Macedonia of Thessaloniki, Greece

 

2007 AIPP – Team Member: Balkan Trust for Democracy, Policy monitoring and impact assessment specialist, Short description: Writing a Monitoring & Evaluation guide for the Fieri regional council and capacity and building for involved stakeholders

DEPARTAMENTI “DREJTIM AGROBIZNESI”

I.                   Grupi Mësimor Kërkimor

1.      Prof. Dr. Donika  Kërçini(Drejtues i grupit mësimor kërkimor)

2.      Prof. Dr. Bahri  Musabelliu

3.      Prof. Dr. Galantina  Canco

4.      Prof. Asoc. Maksim  Meço

5.      Prof. Asoc. Remzi Keco

6.      Prof. Asoc. Orkida  Totojani

7.      Prof. Asoc. Ilir  Kapaj

8.      Prof. Asoc. Denisa Pipera

9.      Prof. Asoc. Eda  Deçi

10.  Prof. Asoc. Arif Murrja

11.  Dr. Ilir Tomorri

12.   M.Sc. Alda  Taka

13.  M.Sc. Gentjan Mehmeti

II.               Grupi Mësimor Kërkimor

1.      Prof. Asoc. Ledia  Boshnjaku(Drejtues i grupit mësimor kërkimor)

2.      Prof. Dr. Arben  Verçuni

3.      Prof. Asoc. Dorina Grazhdani

4.      Dr. Ilir  Kaduku

5.      M.Sc. Orjon Xhoxhi

FUSHAT PRIORITARE TË KËRKIMIT

Konsideruar përbërjen e GMK, kërkimi shkencor në departament përbën një drejtim të rëndësishëm të veprimtarisë së stafit akademik të Departamentit. Theksojmë se kërkimi shkencor është i fokusuar në fushat prioritare të kërkimit si më poshtë:

  • Strategjitë e menaxhimit të inputeve dhe outputeve në bujqësi.
  • Strategjitë dhe politikat e menaxhimit të agrobiznesit.
  • Strategjitë dhe politikat e integrimit të fermerëve në tregje.
  • Probleme te menaxhimit & marketingut në zinxhirin e vlerës
  • Alternativat e Kooperimit nëBujqësinë Shqiptare.
  • Probleme të kërkimit dhe analizës së tregjeve
  • Probleme të menaxhimit të zinxhireve të furnizimit

Kompetencat profesionale të sudenteve që përfundojnë studimet në programin

 “Drejtim Agrobiznesi

Deri në fund të kursit, studentët do të:

·         Përfitojë njohuri për proceset ekonomike dhe të biznesit, mbi implikimet mikroekonomike të tregjeve, mbi parimet bazë mikroekonomike dhe makroekonomike si dhe efektet e tregjeve mbi performancën e bizneseve.

·         Fitojë njohuri dhe kompetenca për menaxhimin dhe zhvillimin ekonomik të Agrobiznesit në përgjithësi.

·         Jetë i aftë të trajtojë faktorët që ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë bujqësore, veçoritë e prodhimit bujqësor

·         Jetë i aftë të përdorë aparatin e kontabilitetit për të bërë të mundur përdorimin e tij në llogaritjen e vlerës kontabile të ndërmarrjeve të agrobiznesit.

·         Ketë njohuri mbi konceptet kryesore të financës. Të marrë njohuritë bazë të menaxhimit të flukseve financiare të njësive ekonomike, të jetë në gjendje të vlerësojë riskun në një biznes si dhe të njohë tre komponentët bazë të sistemit financiar.

·         Zotërojë njohuri mbi funksionet e marketingut bujqësor, dobitë-shtesë, strukturat e tregut dhe institucionet e marketingut  të produkteve agro-ushqimore.

·         Në rolin e menaxherit të një firme agrobiznesi, studenti aftësohet në drejtim të procesit të marrjes së vendimeve për të gjitha problemet me të cilat mund të përballet biznesi.

·         Ketë njohuri të avancuara, në lidhje me përdorimin specifik të koncepteve, të teorive dhe të metodave nga menaxhimi i burimeve njerëzore.

·         Zotërojë njohuri mbi modelet e organizimit të fermave bujqësore, dhe të njoh rolin e drejtimit (parimet, funksionet dhe fushat e tij) në suksesin e një biznesi bujqësor.

·         Jetë i aftë dhe të zotërojnë njohuri teorike dhe teknike për përpilimin, vlerësimin dhe realizimin e projekteve të ndryshme nga agrobiznesi.

·         Fitojë njohuri në lidhje me sjelljen konsumatore, kuptojnë përse dhe si konsumatorët marrin vendimet të caktuara dhe si sjelljet e tyre ndryshojnë nën ndikimin e faktorëve të caktuar.

·         Përfitojë njohuri dhe kompetenca bashkëkohore në fushat e menaxhimit të organizatave private dhe publike.

·         Zotërojë informacion në lidhje me shumë skema mbështetëse të përdorura gjerësisht për politikat bujqësore dhe veçanërisht Politikave të  Përgjithshme Bujqësore të BE-së në mënyrë të qartë dhe të qëndrueshme.

Punësimi i supozuar/mundshëm i studentëve pas përfundimit të studimeve

Studentët e diplomuar në nivelin e parë të studimeve në programinDrejtim Agrobiznesi”, kanë kualifikimin e nevojshëm për të punuar në një numër të madh fushash si:

Menaxhimi i ndërmarrjeve që ofrojnë inpute për fermat bujqësore. Ndërmarrjet/bizneset që merren me ofrimin e fareravë, plehrave kimike, mekanikës bujqësore. Këto ndërmarrje kërkojnë specialistë që kanë njohuri menaxheriale, të marketingut, financave dhe kontabilitetit por edhe njohuri bazike për sa i përket prodhimit bimor dhe atij shtazor, njohuri të cilat ne jemi të bindur që të diplomuarit në programin ‘Drejtim Agrobiznesi’ ti zotërojnë dhe aplikojnë.

Menaxhimin e fermave bujqësore dhe blektorale të orientuara nga tregu.  Shumë ferma bujqësore të orientuara nga tregu (që shesin mbi 50% të prodhimit të tyre në vlerë)  janë të interesuar për specialistë/menaxherë që kanë njohuri në fushat e prodhimit bujqësor dhe blektoral, menaxhimit dhe marketingut të produkteve të tyre. Po ashtu ato janë të interesuara edhe për kompetenca dhe aftësi në financat e fermave dhe kontabilitetin e tyre.

Menaxhimin e ndërmarrjeve të përpunimit të produkteve bujqësore. Shumë kompani të përpunimit të produkteve bujqësore dhe prodhimit të ushqimit kanë një nevojë imediate për specialistë/menaxherë agrobiznesi, të tilla si ato të përpunimit të perimeve, të përpunimit të mishit, të përpunimit të qumështit, të përpunimit të frutave dhe rrushit. Studentët e diplomuar në këtë program mund të shërbejnë në këto kompani si menaxherë të përgjithshëm, drejtorë marketingu, agjentë shitjesh, specialistë financash si edhe kontabilistë.

Agjensi të ndryshme shtetërore. Studentët e diplomuar në programin ‘Drejtim Agrobiznesi’ janë të aftë dhe dinjitozë (në terma të njohurive që kanë përfituar) për të punuar edhe në institucione shtetërore (p.sh. në Ministritë relevante që merren me bujqësinë apo me zhvillimin ekonomik në përgjithësi apo agjensi tjera që kanë në fokus zhvillimin rural në përgjithësi dhe zhvillimin e sektorit të Agrobiznesit në veçanti). Institucionet dhe agjensitë publikë kanë nevojë për specialistë me njohuri në menaxhimin e agrobiznesit, në marketing apo edhe në financat e ndërmarrjeve të Agrobiznesit. Njohuritë e tjera bazë në fushën e prodhimit bimor, shtazor dhe në hortikulturë plotësojnë figurën e këtij specialisti që ne pretendojmë të përgatitim me këtë drejtim të ri.

Sistemi bankar dhe ai i mikrofinancës. Bazuar në faktin se studentët e diplomuar në Drejtimin Agrobiznes marrin njohuri edhe në lidhje me bankat dhe agjensitë e mikrofinancës ata mund ta gjejnë veten shume mirë edhe si të punësuar në këto institucione. Veçanërisht është për tu theksuar mundësia e madhe që kanë këta specialistë për tu punësuar në agjensitë e mikrofinacës që mund të operojnë apo që do të operojnë në Shqipëri në ndihmë të zhvillimit të sektorit buqjësor në përgjithësi dhe sektorit të Agrobiznesit në veçanti. Ata mund të punësohen në këto institucione si analistë kredie apo edhe si menaxherë të niveleve të ndryshme.

Në nivelin e politik-bërjes. Të diplomuarit në këtë program mund të vijojnë karrierën e tyre, edhe duke u angazhuar në nivelin e politikave të zhvillimit bujqësor në Shqipëri. Me njohuritë që fitojnë ata janë kompetentë për të qënë pjesëmarrës aktivë në këtë proces. Kjo do të nënkuptonte të qënit anëtarë të grupeve të punës të ministrive relevante për hartimin e politikave bujqësore apo punonjës në departamente të tjera me lidhje direkte apo indirekte me politik-bërjen.

Institucione të tjera publike dhe private. Ka shumë mundësitë zhvillimit të karrierës për studentët e diplomuar në fushën e Agrobiznesit. Studentët mund të punojnë për kompanitë e sigurimevedhe sidomos për ato që përfshijnë në portofolin e  tyre edhe sigurimin në bujqësi. Ata mund ta zhvillojnë karrierën e tyre edhe si sipërmarrës privatë të një agrobiznesi që e gjen veten në një nga tre hallkat e sistemit të Agrobiznesit, mund të vetëpunësohen si konsulentë agrobiznesi dhe asistojnë sipërmarrësit e agrobizneseve me plan biznese, me konsulencë menaxheriale apo edhe të marketingut. Ata mund të punësohen gjithashtu edhe si specialistë për organizma të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare, që merren me çështje të zhvillimit rural dhe atij bujqësor dhe në veçanti me çëshjtje të zhvillimit të agrobiznesit.

Lajmerime

Projekte