Prof.Asoc.Dr Maksim MEÇO

Dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit (FEA)

Adresa: Lagjia 4, Rr: “Don Bosko”, Pall: 88/5, Ap 20, Tirane, tel cel 0675463180, email mmeco@ubt.edu.al

Prof. Asoc Maksim Meço që prej vitit 1986 është pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Në vitin 2003 ka marrë titullin Profesor i Asociuar. Në vitin 1995 ka marrë gradën shkencore doktor i shkencave me punimin me temë: “Konsolidimi i Fermave-Një domosdoshmëri për Zhvillimin perspektivë të tyre në Shqipëri. Në vitin 2016 është zgjedhur Dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Në vitin 2008- 2016 ka ushtruar detyrën si Zv/Dekan për mësimin në FEA. Nga viti 1999-2000 kë qënë Kancelar i Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në vitin 1993 ka mbajtur detyrën e Zv/President tëKëshillit të Shoqatës Kombëtare të Kooperimit Bujqësor në Shqipëri. Që prej vitit 1986 e vazhdim Prof.Asoc Maksim Meco ka treguar kompetenca të fokusuara në fushën e Menaxhimit të Fermave, Menaxhimit të Biznesit, Menaxhimit të Rriskut, Marketingut në Akuakulturë, Zhvillimit të Qëndrueshëm në Zonat Rurale, Politika Zhvillimore të Agrobiznesit. Si rezultat i një pune dhe eksperience 30 vjecare si pedagog,  kërkues shkencor e drejtues në pozicione të ndryshme ka treguar aftësi shumë të mira komunikuese. Në karrierën  e tij spikasin:

Tekste dhe monografi: Hyrje në Drejtimin e Fermave, Menaxhimi i Fermave, Kooperativat në Bujqësi, Hyrje në Ekonomitë Bujqësore, Gjendja social-ekonomike e familjeve fermere nëtri rajone gjeografike, Studim Rajonal-Ristrukturimi i Fermës dhe Tokës në reformimin e vendeve socialiste.

Projekte Kërkimi: “Impact assessment of the national support schemes based on economic indicators”, 2014,  The impact of policy instruments on the farming systems in Albania:  EUROPEAN COMMISSION, JOINT RESEARCH CENTRE, Capacity Building for Implementing the Rural Development Strategy. Milk sector study, 2010, The Evaluation of distribution effects of economic assistance (NE) and other economic assistance related schemes in poverty alleviation. World Bank study.