MASTER PROFESIONAL
Kuadri i përgjithshëm formues i programeve të studimit të nivelit të parë dhe nivelit të dytë përfshin:
· Veprimtari në disiplinat e formimit të përgjithshëm (bazë)
· Veprimtari në disiplina karakterizuese të programit të studimit
· Veprimtari në disiplina të ngjashme ose/dhe integruese që lidhen me disiplinat karakterizuese
· Disiplina me zgjedhje të studentit ndër disiplinat e ofruara nga institucioni
· Njohuri të tjera formuese si plotësime në gjuhë të huaja, informatikë, prezantuese, praktika mësimore.
· Teza e diplomës (Provim formimi Bachelor)
Elementët kryesore të mësimit janë :
· Leksionet, të cilat zhvillohen në bazë kursi. Pjesmarja e studenteve është e detyrueshme në masën 80%. Studenti megjithëse në rolin e marrësit ka të drejtë të shtrojë pyetje dhe të zhvillojë diskutime për problemet e trajtuara në të.
· Seminaret,ushtrimet, përbëjnë një element tepër të rëndësishëm të mësimit. Ato janë të detyrueshme për frekuentim në masën 80% dhe me shlyerje të fundit të vitit. Ato zhvillohen nën drejtimin e pedagogut me pjesëmarrjen aktive të studentit.
· Punët laboratorike,i shërbejnë studentëve për konkretizimin dhe thellimin e njohurive teorike, përvetësimin e metodave laboratorike dhe për interpretimin e të dhënave të fituara. Ato janë të detyrueshme të shlyhen në masën 100%.
· Detyrat me shkrim ,shërbejnë për të verifikuar pjesë-pjesë nivelin e përvetësimit të lëndës nga ana e studentëve. Ato janë të detyrueshme të shlyhen në masën 100%
· Detyrat e kursit , shërbejnë që të formohen dhe të fuqizohen shprehitë praktike të studentëve. Ato janë të detyrueshme në masën 100%
· Projektet e kursit ,shërbejnë për të mësuar studentët të punojnë në mënyre të pavarur , të njihen me mjedisin dhe kushtet reale të fermave dhe në zhvillimin e imagjinatës së tyre për prezantimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Ato janë të detyrueshme në masën 100%