Departamenti  i  prodhimit  bimor, më  parë  i  emërtuar :”Departamenti  i  Agronomisë”, është  formuar  nga  bashkimi  i  disa  ish  katedrave ( Fitoteknia, Botanika, Gjenetika, Mekanizimi  bujqësor si  dhe  lëndët e  përmirësimit  ujor e  biokimisë. Katedra  e  Fitoteknise  ka  qenë  baza  e  Fakultetit  të  Agronomisë  dhe   ish  ILB-së  që  në  themelimin  e  tij, pra  që  në  vitin  1951. Me  kalimin  e  viteve  janë  formuar  katedrat  e  tjera ( Gjenetika, Botanika) duke  u  shkëputur  nga  katedra “Mëmë”  duke  funksionuar për  një  periudhë  kohe  si katedra  të  veçanta ( deri  1991)  e  më  vonë  si  seksione (deri  në  dhjetor  2007).

Vizioni:  Ngritja e vazhdueshme e nivelit të mësimdhësnies, kërkimit shkencor dhe  shërbimëve me synim arritjen e nivelit të universiteteve më të mira të vendeve të BE.

Përgatitja e specialistëve dhe shkencëtarëve në fushat e Prodhimit Bimor, Permiresimit Gjenetik dhe Resurseve Gjenetike te Bimeve dhe Agromekanizimit, dhe kryerja e kërkimit dhe inovacionit cilësor nëpërmjet bashkërëndimit dhe administrimit të veprimtarisë mësimdhënëse, kërkimore-shkencore dhe shërbimeve, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik.

Misioni dhe objektivat e Departamentit janë:

· Përgatitja e specialistëve dhe shkencëtarëve në fushat e Prodhimit Bimor, Permiresimit Gjenetik & Resurseve Gjenetike te Bimeve dhe Agromekanizimit, dhe kryerja e kërkimit dhe inovacionit cilësor nëpërmjet bashkërëndimit dhe administrimit të veprimtarisë mësimdhënëse, kërkimore-shkencore dhe shërbimeve, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik.

· Përgatitja e specialistëve dhe shkencëtarëve të aftë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve teknike, ekonomike e sociale në fushën e bujqësisë dhe veçanërisht të prodhimit bimor, në funksion të zhvillimit të qendrueshëm të vendit dhe tregut të punës. Rritja e nivelit të kërkimit shkencor nëpërmjet integrimit gjithnjë e më të madh të stafit në projekte kërkimore bilaterale e multilaterale dhe përmirësimit të infrastrukturës kërkimore.

· Zgjidhja e saktë dhe në kohë reale e problemeve dhe pyetjeve që dalin nga prodhimi bujqësor nëpërmjet dhënies së një asistence teknike gjithnjë e më të kualifikuar.

· Mbështetja e organizmave vendimmarrëse me asistencë të specializuar në përcaktimin e masave konkrete për përmirësimin e gjendjes dhe në strategjitë e zhvillimit të prodhimit të bimëve, permiresimit gjenetik & resurseve gjenetike  dhe agromekanizimit.