Departamenti i Hortikulturës (i quajtur Departamenti i Hortikulturës dhe Mbrojtës se Bimëve deri ne vitin 2007), është organizuar  në vitin 1991 mbi bazën e shkrirjes së dy katedrave të rëndësishme për kohën, Katedra Pemëtari – Perimtari dhe Katedrës së Mbrojtjes së Bimëve të cilat kanë ekzistuar që nga koha e krijimit të Institutit të Lartë Bujqësor të Tiranës (sot Universiteti Bujqësor). Katedra e frutikulturës është ndër të parat që është krijuar së bashku me atë të bimëve të arave, qysh me krijimin e Institutit të Lartë Bujqësor, në vitin 1951. Në fillimet e veta disiplinat bazë që mbulonte katedra kanë qenë frutikultura, vitikultura dhe bimët subtropikale. Studentët që i mbaronin studimet për 4.5 vjet diplomoheshin “Specialist Frutikulture”.

VIZIONI

Ofrimi i mundësive për arsim cilësor në funksion të karrierës në hortikulturë, shndërrimin e Departamentit në një qendër kërkimi shkencor, referencë në çështjet e hortikulturës dhe integrimin e kërkimit ne nivel evropian.

MISIONI

Misioni i Departamentit të Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit (d.HAP) është të përgatisë studentë për profesione dhe biznese hortikulturore, të fuqizojë pozitën konkurruese të sektorit të hortikulturës në Shqipëri dhe të përmirësojë cilësinë dhe sasinë e produkteve hortikulturore nëpërmjet kërkimit shkencor dhe shërbimeve.

OBJEKTIVAT

(a) Ofrimi i një shërbimi arsimor në nivelin më të lartë në fushën e hortikulturës;

(b) Rritja e atraktivitetit të profesioneve hortikulturore nëpërmjet ofrimit të një kurrikule koherente;

(c) Kryerja e kërkimit shkencor të orientuar sipas prirjeve bashkohore të kërkimit dhe nevojave të sektorit hortikulturor në Shqipëri;

(d) Ofrimin e një shërbimi profesional kundrejt palëve të treta të interesuara (fermerë, institucione, etj.);

(e) Përhapjen e njohurive të përparuara për teknologjitë e zbatuara në pemëtari, vreshtari, perimtari dhe arkitekturën e peizazhit