Prof.As.Dr. Valbona Kolaneci

Email: vkolaneci@ubt.edu.al

Përgjegjëse e Departamentit të Akuakulturës dhe Peshkimit

Diplomuar në Biologji në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (1991). Mban gradën Doktore e Shkencave (2007) dhe që nga viti 2012 titullin akademik Profesore e Asociuar. Ka eksperiencë si eksperte mjedisore të fituar në disa trajnime dhe si partnere me disa kompani ndërkombëtare konsulence në implementimin e projekteve institucionale-mjedisore në kuadrin e programit Phare për mjedisin (1997-1999).  Është hartuese e programeve mësimore dhe titullare e moduleve “Iktiologjia”, “Limnologjia dhe Biologjia Detare” dhe “Iktiologjia e Aplikuar dhe Vlerësimi i Rezervave Peshkore”. Fushat e kërkimit lidhen me diversitetin dhe dinamikën e popullatave të llojeve ujore, vlerësimin e rezervave peshkore dhe ndikimin e aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës në popullatat dhe habitatet ujore. Anëtare dhe koordinatore e disa projekteve kombëtare dhe ndërkomëtare që lidhen me vlerësimin e cilësisë dhe rezervave të habitateve ujore dhe menaxhimin e burimeve bregdetare dhe të ligatinave. Është autore e mbi 20 artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në shumë konferenca kombëtare e ndërkombëtare.