Grupi mësimor-kërkimor “Peshkimi dhe Hidrobiologjia”  
Prof.as. Elvira Beli – Kryetare

Prof.As.Dr. Elvira Beli është pedagoge në Departamentin e Akuakulturës dhe Peshkimit dhe kryetare e GMK të Peshkimit dhe Hidrobiologjisë. Është diplomuar në Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës,  Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në vitin 1983. Pas një experience disa vjecare nw profesionin e mjekut veterinar, ka kryer studimet e doktoraturës në fushën e Mikrobiologjisë Diagnostike dhe ka mbrojtur tezën e doktoraturës pranë UBT ne vitin 1993. Në vitin 2002 mori titullin “Profesor i Asociuar” dhe “Mjeshtër Kërkimesh”. Aktualisht zhvillon mësim në disa module si Mikrobiologji Akuatike, Hyrje në Akuakulturë, Kultivimi i molusqeve bivalvë dhe karkalecave. Gjatë aktivitetit akademik dhe kërkimor ka botuar artikuj shkencorë në revista të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare, ka marre pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe ka përgatitur ciklet e plota të leksioneve për modulet respektive.

Email: vkolaneci@ubt.edu.al

Diplomuar në Biologji në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (1991). Mban gradën Doktore e Shkencave (2007) dhe që nga viti 2012 titullin akademik Profesore e Asociuar. Ka eksperiencë si eksperte mjedisore të fituar në disa trajnime dhe si partnere me disa kompani ndërkombëtare konsulence në implementimin e projekteve institucionale-mjedisore në kuadrin e programit Phare për mjedisin (1997-1999).  Është hartuese e programeve mësimore dhe titullare e moduleve “Iktiologjia”, “Limnologjia dhe Biologjia Detare” dhe “Iktiologjia e Aplikuar dhe Vlerësimi i Rezervave Peshkore”. Fushat e kërkimit lidhen me diversitetin dhe dinamikën e popullatave të llojeve ujore, vlerësimin e rezervave peshkore dhe ndikimin e aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës në popullatat dhe habitatet ujore. Anëtare dhe koordinatore e disa projekteve kombëtare dhe ndërkomëtare që lidhen me vlerësimin e cilësisë dhe rezervave të habitateve ujore dhe menaxhimin e burimeve bregdetare dhe të ligatinave. Është autore e mbi 20 artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në shumë konferenca kombëtare e ndërkombëtare.

Diplomuar në Shkencat Biologjike në Universitetin e Romës “La Sapineza”. Eksperiencë 22 vjeçare në fushën e peshkimit duke mbajtur pozicione të ndryshme nga ato të drejtuesit të larte të sektorit deri te kërkuesi i thjeshte shkencor. Njohjes shume i mirë i sektorit, problemeve, rrugëve të zgjidhjeve. Njohje shumë e mirë me Shoqatat dhe Organizime te ndryshme të peshkimit. Njohje shumë e mire e menaxhimit të peshkimit si lektor i lëndës Menaxhimi i Resurseve Peshkore (Menaxhimi i Peshkimit), dhe në bazë të eksperiencës mbi 12 vjeçare si drejtues i administratës së peshkimit, sikurse njohje e legjislacionit të  peshkimit  si i përfshirë në procesin e hartimit të tij dhe si lektor gjithashtu i kësaj lënde në Universitet për studente te degës Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi.

Punonjëse Akademike kërkimore, në Laboratorin e Akuakulturës dhe Peshkimit, Durrës.

Diplomuar në “Akuakulturë dhe menaxhim peshkimi” në Universitetin Bujqësor të Tiranës (2005).

Mban gradën “Doktore e Shkencave” që nga viti 2014. Ka experience në mësimdhënie, në lëndët “Art detar dhe lundrim” dhe “Biologji detare”në Shkollën e Mesme Profesionale “Hysen Cela”, dega “Peshkim” (2005-2007). E angazhuar në procesin mësimor, në Departamentin e Akuakulturës dhe Peshkimit, në modulin “Peshkim Profesional”. Është autore e 8 artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

MSc. Elvis Kamberi është Asistent Lektor në fushën e Peshkimit dhe Hidrobiologjisë pranë Departamentit të Akuakulturës dhe Peshkimit nga Nëntori i vitit 2015. Ka kryer studimet Bachelor gjatë periudhës 2010-2013 në fushën e Biologjisë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, dhe më tej studimet Master në fushën e Shkencave Biologjike në Universitetin e Camerinos, Itali, Aktualisht zhvillon mësim në disa module si Peshkimi Profesional dhe Hyrje në Teori Peshkimi. Fushat me interes kërkimor të tij lidhen kryesisht me vlerësimin e strukturës dhe rezervës së popullatave peshkore dhe gjetjen e rrugëve sa më të përshtatshme për menaxhimin dhe shfrytëzimin e qendrueshëm të tyre, me biodiversitetin e llojeve ujore, si edhe me kiminë e ujitdhe problemet e ndotjes së trupave ujorë.