Grupi mesimor-kerkimor “Akuakulture”    

Profesor i Asociuar pranë Departamentit të Akuakultures dhe Peshkimit dhe i emeruar në pozicionin e Përgjegjësit të Grupit Kerkimor dhe Mesimor nga viti 2014. Në vitin 2004 është diplomuar në Biologji Molekulare pranë Universitetit te Padoves (Itali), ku edhe kreu studimet e Masterit Shkencor per Biologji Molekulare, mbas diplomimit. Gjatë periudhës 2007-2010 ka kryer studimet dhe ka mbrojtur PhD ne Shkencat Biologjike, Universiteti i Padoves, Itali. Nga viti 2010 deri në vitin 2012 ka kryer studimet e Post-Doktoratures ne Shkencat Biologjike ne Universtitetin e Padoves. Mban titullin Profesor i Asociuar, nga viti 2015 dhe zhvillon mësim në disa module: Hyrje ne Akuakulture, Inxhinieri e Akuakultures, Toksikologji e Mjediseve Ujore dhe Teknikat e Prodhimit ne Marikulture. Aktiviteti i kërkimit shkencor lidhet me studime Akuakulturen Detare, Bioteknologjite e Akuakultures, Peshkimin Artizanal dhe studime ne sistemet biologjike ujore lidhur me aspektet e toksikologjise molekulare. Ai ka marrë pjesë në më shumë se 10 konferenca shkencore dhe gjithashtu është autor i teksteve universitare dhe ka publikuar më shumë se 27 artikuj shkencor, ku 10 prej tyre jane me faktor impakti. Gjithashtu, ka marrë pjesë dhe drejtuar projekte ndërkombëtare dhe zhvilluar ekspertiza në fushën e akuakultures dhe peshkimit. Ne prill te 2017 fitoi cmimin kombetar nga Akademia e Shkencave te Shqiperise, si “Shkencetari i Ri me i Suksesshem”.

Assoc. Prof. Edmond Hala u diplomua në Mjekësi Veterinare në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 1998. Ne vitin 2008 ka marrë gradën shkencore “Doktor” dhe ne vitin 2013 titullin “Profesor i asociuar”. Aktualisht mban detyrën Zv.Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit i Universitetit Bujqësor të Tiranës. Zhvillon mësim në disa module si: Riprodhimi i peshqve dhe prodhimi larval, Higjiena dhe parandalimi i sëmundjeve te peshqve, Akuariologjia dhe teknikat e prodhimit te planktonit dhe Riprodhimi i kontrolluar i peshqve te kultivuar. Interesat e tij kërkimore janë te lidhura me fushën e akuakulturës dhe peshkimit. Ai është autor ne disa artikuj shkencore te botuar ne revista shkencore ndërkombëtare dhe po kështu ka marrë pjesë në disa konferenca ndërkombëtare.

Prof.Ass.Dr. Jerina KOLITARI është diplomuar në Universitetitn Bujqesor te Kamzes ne vitin 1991. Po ne te njetin Universitet ka kryer studimet e nivelit Master (2001 – 2004) dhe Doktoraturë (2007).

Ka filluar si Koordinatore e Laboratorit te Akuakultures dhe Peshkimit ne Durres, nga viti 2008 – 2016 dhe si pegadoge  në UBT nga viti 2009.

Mban titullin Profesore e Asociuar qe nga viti 2014. Ka kryer disa trajnime ndërkombëtare në Itali, Suedi, Kroaci, Slloveni, Greqi.etj. Prej shumë vitesh kërkimin shkencor e ka fokusuar në fushën e peshkimit, akuakultures dhe mjedisit, si eksperte ne determinimin e moshes se peshqve me ane te leximit te otoliteve,te vleresimit te biomasave te peshqve pelllagjike dhe demersale. Ne analizimin e pranise se mikroplastikeve ne peshqit si dhe analizimin e ujrave te ballastrave te anijeve dhe ndikimin e tyre ne mjedisin detar..

Pjesmarrese ne 12 ekspedita nderkombetare kerkimore shencore ne detin Adriatik ne monitorimin e stokut peshkor. Ajo ka publikuar  28 artikuj shkencore në revista të njohura ndërkombëtare. Gjithashtu, është pjesmarrëse në më shumë se 25 konferenca shkencore ndrekombetre.. Ka marrë pjesë dhe drejtuar projekte ndërkombëtare ( IPA Balmas, IPA-Defishgear,MEDITS, Interreg,  Adriamed, SEAMED ).

Aktiviteti mësimor lidhet me lenden “Hyrje ne Teori Peshkimi” ku ndermejt laboratoreve ne Durres, ka drejtuar praktikat mesimore te studenteve te deges “Menaxhim & Akuakulture” duke praktikuar metodat e reja te aplikuara gjate trajnimeve te ndryshme te zhvilluara nder vite ne Instiute kerkimore shkencore te botes. Ka drejtuar teza masteri në fushën e peshkimit, akuakultures dhe mikroplastikave.

Aresimimi :1985-1989.Studimet e mesme , kryer ne Shkollen e Mesme te Pergjithshme “NaimFrasheri “, Durres.
1991-1996 – Studimet e larta , diplomuar ne fakultetin e Mjekesise Veterinare , Ne Universitetin Bujqesor , Tirane
– Master  – diplomuar ne Fakultetin e MjekesiseVeterinare , UniversitetiBujqesor , Tirane
2004-2005 –  Master “  Production of Filieraittica ”- diplomuar ne Universitetin e MjekesiseVeterinare  ,  Bari, Itali, -&Fakultetin e Mjekesise Veterinare  ne  Berlin , Gjermani – & Universitetin Bujqesor te Tiranes-
2001- Acquaculture Fish Breeding Programmes – Zaragoza,  Spanje
2008 –  Grada Doktor i Shkencave –,e Fakultetin e MjekesiseVeterinare ,ne Universitetin Bujqesor Tirane.
Eksperienca ne pune: 1999-2007- Kerkuese Kerkimore Shkencore ne Institutin e Kerkimeve te Peshkimit ne Durres, Lagja 3 ; Rr “Skenderbej“, Durres
2007-2017  Kerkuese Kerkimore Shkencore ne Departamentin e Peshkimit , prane Universitetit Bujqesor Tirane.
Fusha e Ekspertizes: Iktiopatologe dhe kerkuese kerkimore shkencore ne  Peshkim dhe Akuakulture.