Departamenti i Agro-Mjedisit dhe Ekologjisë (DAME) është themeluar në vitin 2001 me vendim Nr 2713 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ai ndodhet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, i vendosur në kampusin universitar në Kodër Kamëz rreth 7 km nga qendra e kryeqytetit. Në DAME ndjekin studimet rreth 1000 studentë në Ciklin e Parë Bachelor në Drejtimin “Inxhinieri Agromjedisi”; Ciklin e Dytë Master Profesional në Drejtimin “Menaxhim Mjedisi”; Master Profesional “Zhvillim Rural dhe Mjedis i Qendrueshëm; “Master Shkencor” në Shkencat Mjedisore dhe në Ciklin e Tretë Doktoraturë në Shkencat Mjedisore. Departamenti ofron programe mësimore të njohura në nivel ndërkombëtar. Stafi akademik është çertifikuar për standartet në fushën e mësimit dhe kërkimit shkencor.

Departamenti i Agro-Mjedisit dhe Ekologjisë ofron kontribut në fushën e edukimit dhe kerkimit mjedisor. Objektivi parësor i DAME është “të ofrojmë njohuri shkencore multidisiplinore për studentët nëpërmjet programeve të studimit universitar dhe pasuniversitar në fushën e mjedisit”.

Programet e formimit profesional dhe qytetar të studentëve orjentohen drejt vizionit të zhvillimit të qendrueshëm në përputhje me Konventat Ndërkombëtare dhe parimet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Parimi i zhvillimit të qendrueshëm, i parandalimit të efekteve negative, i pjesmarrjes së publikut në vendimarrjen mjedisore, i kujdesit për efektet e mundeshme tek fqinjët dhe parimi “kush ndot paguan” janë referenca bazike të edukimit dhe formimit profesioanal në programet universitare që zhvillohen në DAME.

Në funksion të formimit profesional dhe kërkimit shkencor pjesë e DAME është Laboratori Mësimor dhe Shkencor i Akredituar me standartet ISO 17025. Ky laborator është pjesë e rëndësishme e formimit dhe ekspertizës shkencore me besueshmëri të garantuar në nivel ndërkombëtar. Laboratori ofron ekspertizë dhe shërbime për organizata publike dhe private si psh Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, Antea Cement, Devoll Hydropower etj.

Departamenti është pjesëmarrës në shumë projekte zhvëllimore dhe kërkimore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në bashkpunim me homologë dhe partnerë ndërkombëtarë. Një numër i konsiderueshëm i studentëve kanë mundësi të kryejnë ose vazhdojnë studimet në vëndet e BE (Itali, Gjermani, France, Poloni, Bullgari, Rumani, Greqi) me bursë në kuadër të programit ERASMUS + dhe projekteve ndërkombëtare.

Misioni i DAME

Të ofrojë dije shkencore dhe vlera demokratike,tëformojë specialistë dheshkencëtarëtërinj, të jetë qendër permanente e formimittë vazhduar si dhe të ofrojë lidershep dhe ekspertizë për gjykimin dhe adresimin e problemeve mjedisore në nivel lokal, kombëtar e më gjërë.

 

Vizioni i DAME

Të formojmë profesionistë dhe të ofrojmë ekspertizë në ndihmë të “Zhvillimit të Qendrueshem” si modeli global dhe afatgjatë i zhvillimit.

Objektivat e DAME

Mësimdhënia

  • Përgatitja e specialistëve dhe kërkuesëve të aftë për të kontribuar në manaxhimin e qendrueshëm të mjedisit dhe/ose zhvillimin e qendrueshëm social-ekonomik të vëndit;
  • Te ofrojë dije në përgjigje të problematikës mjedisore aktuale dhe të formojë specialistë të denjë për tregun e punës brënda dhe jashtë vëndit.
  • Të formojë specialistë meaftësi praktike dhe kompetencë profesionale në fushen e mbrojtjes se mjedisit për të qenë të aftë të kryejnë ekspertiza të ndryshme ne fushat respektive të mjedisit dhe burimeve natyrore;
  • Të ofrojë studime e kurse kualifikimi në kuadrin e zbatimit të politikës së të mësuarit gjatë gjithë jetës, për të bërë të mundur rikthimin në auditoret universitarë për rifreskimin e dijeve dhe kualifikime të ndryshme në fushen e mbrojtjes se mjedisit.

 

Kërkimi shkencor

  • Zhvillimi i kerkimit shkencor në perputhje me nevojat e vendit bazuar në drejtimet e strategjive sektoriale kombëtare;
  • Rritja e nivelit të kërkimit shkencor nëpërmjet pjesmarrjes në projekte zhvillimore e shkencore dhe përmirësimit të infrastrukturës për kërkim;
  • Të ofrojë kerkime në ciklin e tretë për doktoraturë;
  • Të kryejë aktivitete studimore kerkimore e shkencore te lidhura ngushte me veprimtari ne akademike dhe programine kurseve që zhvillon, duke marrë pjesë në projekte kombëtare e ndërkombëtare.

Shërbime dhe këshillime

  • Të promovojë dhe zhvillojë kualifikime te vazhdueshme të stafit akademik duke krijuar vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në cilësinë e stafit mësimdhënës;
  • Të organizojë dhe të marrë pjesë në kongrese dhe konferen cashkencore, seminare dhe workshope ne fusha te mbrojtjes dhe menaxhimit te mjedisit.
  • Te ofroje eksperize dhe asistence teknike per organizatat publike dhe private brenda vendit dhe ne rajon ne fushen e mbrojtjes se mjedisit;
  • Te marre pjese ne vleresimin e impakteve dhe permiresimin e tyre ne projektet e medha infrastrukturore duke dhene argumentat me racionale per vendimmarresit;
  • Të ofrojë shërbim e për të tretë në përmjet laboratorit të akredituarte Mjedisit dhe aftësive dhe kompetencës së stafit të trajnuar:
  • Të ofrojë mendimin e specializuar dhe të kualifikuar të stafit të tij akademik nëpërmjet pjesëmarrje sakti vetë tyre në borde, këshilla, grupe pune, reçenca, oponenca, etj duke forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin e Ministrine e Mjedisit, Ministrine e Bujqesise, organizmat e tjerë jofitimprurës, etj.

Struktura e Departamentit  të Agromjedisit dhe Ekologjisë